Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Krasniqi viziton Komunën e Podujevës

04 Gusht 2021

 

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka vizituar Komunën e Podujevës, ku është pritur në takim nga kryetari i Komunës z. Shpejtim Bulliqi. I pranishëm në këtë takim ishte edhe deputeti z. Fitim Haziri.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për sfidat e Komunës së Podujevës, projektet të cilat janë paraparë për tu realizuar në të ardhmen duke u fokusuar te projektet e Komunës së Podujevës të cilat janë financuar nga MAPL.

Në kuadër të vizitës në Komunën e Podujevës Ministri z. Krasniqi së bashku me Kryetarin z. Bulliqi kanë vizituar lagjet e banuara nga komunitetet me qëllim të diskutimit me qytetarë për përmirsimin e kushteve të jetesës së komuniteteve përmes mbështetjes financiare dhe projekteve kapitale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors