01 Tetor, 2021
Me qëllim të diskutimit për mundësitë e bashkëpunimit Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, së bashku me deputetin z. Fridon Lala kanë vizituar ‘Kosovo Center for Distance Education – Mëso Online’ ku janë pritur nga znj. Antigona Uka, Drejtore Ekzekutive e KCDE-së dhe stafi KCDE-së.

Gjatë kësaj vizite znj. Uka, ka njoftuar Ministrin z. Krasniqi për aktivitetet kryesore të kësaj qendre duke u fokusuar tek digjitalizimi dhe ndërtimi i platformave elektronike me qëllim që çdo fëmijë të ketë qasje në edukim, pavarësisht nga statusi i tyre socio-ekonomik dhe vendodhja gjeografike.
Në anën tjetër, Ministri z. Krasniqi ka vlersuar lartë kontributin e kësaj qendre, duke theksuar se qasja në edukim është e domosdoshme dhe vendimtare për zhvillimin e një shoqërie.
Gjithashtu, në përmbyllje të vizitës Ministri z. Krasniqi ka ritheksuar përkrahjen dhe angazhimin e tij të plotë në fuqizimin dhe përfshirjen e të gjithë fëmijëve pavarësisht dallimeve të ndryshme.
