Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, në shoqërim nga këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Reshat Nurboja, ka vizituar Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” me ç’rast është pritur në takim nga Rektori i Universitetit Prof. Dr. Armand Krasniqi dhe bashkëpuntorët e tij.
Gjatë këtij takimi Rektori Prof. Dr. Krasniqi, ka njoftuar Ministrin z. Krasniqi për projektet dhe të arriturat e Universitetit “Haxhi Zeka” duke u fokusuar tek bashkëpunimi me universitetet e huaja dhe përgatitja e kuadrove të reja për tregun e punës.
Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi ka përmendur disa nga iniciativat kryesore të MAPL-së të cilat përfshijën mbështetjen komunale, zhvillimin e qeverisjes lokale dhe digjitalizimin në nivelin lokal.