Prishtinë, 13 Shtator 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Izrael, ka vazhduar me realizimin e takimeve të rëndësishme me qëllim të thellimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.
Ministri Krasniqi, fillimisht është pritur në takim nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Idan Roll, me të cilën është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve duke u fokusuar në mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunave të Republikës së Kosovës dhe Komunave të Shtetit të Izraelit, shkëmbimin e përvojave në fushën e zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimit të shërbimeve së më efikase për qytetarët.
Ministri Krasniqi, duke falënderuar zëvendësministrin Roll për pritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Shtetit të Izraelit për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës ka shprehur vullnetin e plotë për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Në anën tjetër, Zëvendësministri Roll, i ka uruar mirëseardhje Ministrin Krasniqi në Izrael dhe e ka njoftuar për zhvillimet në vend duke u fokusuar tek programet dhe prioritet qeveritare në nivelin lokal.
Gjithashtu, Ministri Krasniqi është pritur në takim nga Zëvendës Drejtorja e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, njëherësh Udhëheqësja e Divizionit për Euro-Azi, Simona Halperin, me të cilën kanë biseduar për prioritetet e dy qeverive në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm lokal, iniciativat e dy ministrive dhe programet konkrete për bashkëpunim në mes të dy vendeve.
Në fund, Ministri Krasniqi është pritur në takim edhe nga Zëvendës Drejtorja e Përgjithshëm e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, njëherësh Udhëheqësja e Agjencionit të Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar, Einat Shlain, me të cilën janë diskutuar temat të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, agjendën e gjelbër dhe digjitalizimin në nivel lokal.

