Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ljubomir Mariq është takuar sot me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Izabel Servoz Galuqi. Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Izabel Servoz Galuqi dhe Ministrit Ljubomir Mariq dhe me këtë rast kanë biseduar për aktivitetet e Ministrisë, planet në të ardhmen dhe përkrahjen e Këshillit Evropian në fusha të ndryshme. 14 maj 2015, Prishtinë
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ljubomir Mariq është takuar sot me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Izabel Servoz Galuqi. Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Izabel Servoz Galuqi dhe Ministrit Ljubomir Mariq dhe me këtë rast kanë biseduar për aktivitetet e Ministrisë, planet në të ardhmen dhe përkrahjen e Këshillit Evropian në fusha të ndryshme.
Ministri Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe shefja e Zyrës Evropiane në Prishtinë kanë cekur se bashkëpunimi i vazhdueshëm është shumë me rëndesi me qëllim të avancimit të punës së Institucioneve Lokale dhe forcimin e demokracisë. Në takim ka marrë pjesë edhe zëvendësi i shefes së Zyres Evriopiane, Endrju Ford.