Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Maric vizitoi Komunën e Gjilanit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ljubomir Maric, dje vizitoi Komunën e Gjilanit dhe u prit nga Kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri.
                        2 dhjetor 2015

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ljubomir Maric, dje vizitoi Komunën e Gjilanit dhe u prit nga Kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri.

Ministri Maric, i ka prezentuar planin e MAPL-së Kryetarit të Komunës për vitin 2016, dhe planin e BE-së e cila financon aspektin socio-ekonomik dhe planin për efikasitetin energjetik të Komunës.

Në takim u diskutua edhe për projektet e reja si: Ndërtimi i Qendrës Sportive në fshatin Shilov, zgjidhja e problemeve ekologjike në qendër të qytetit…

Ministri Maric, ka ftuar Kryetarin e Komunës që deri në fund të këtij viti të paraqes projektpropozimet ashtu që projektet të fillojnë të implementohen vitin e ardhshëm.

Në këtë vizitë ka marrë pjesë edhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, z. Dalibor Jevtic.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors