Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ljubomir Mariq është takuar me Raportuesin e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës, z. Augustin Kondeo. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Ministri për Kthim dhe Komunitete, z. Dalibor Jevtiq.
Prishtinë, 5 tetor 2015
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ljubomir Mariq është takuar me Raportuesin e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës, z. Augustin Kondeo, ku në këtë takim i pranishëm ishte edhe Ministri për Kthim dhe Komunitete, z. Dalibor Jevtiq.
Në këtë takim bisedua për raportet e institucioneve qendrore me autoritetet e organeve lokale, kthimin e qëndrueshëm, sigurinë, avancimin e prodhimtarisë bujqësore. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Mariq, gjatë prononcimit të tij vuri theks në mbështetjen të cilën Ministria ua ofron qeverive lokale, si përmes ngritjes së kapaciteteve të shërbimit, ashtu edhe përmes projekteve kapitale për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore. Mariq, në veçanti u shpreh lidhur me problemin e regjistrimit e vitit 2011 në Komunën e Parteshit dhe Ranillugut, ku numri i banorëve nuk përputhet me realitetin në teren, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në buxhetin e komunave, si në zvogëlimin e numrit të projekteve kapitale, ashtu edhe në subvencionet për mallra dhe shërbime.
Ministri Mariq, foli edhe për komunat në veriun e Kosovës, buxheti i të cilave është zvogëluar gjithashtu për vitin e ardhshëm dhe nuk e paraqesin realitetin në teren, me ç’rast dëmtohet funksionimi i vetë komunave. Krahas këtyre problemeve, Ministri vuri në dukje edhe problemin urgjent të papunësisë i cili mund të zgjidhet me sjellje të investimeve dhe apeloi tek bashkësia ndërkombëtare. Mariq vuri theks të veçantë tek formimi i AKS-së si zgjidhje e vetme e mundshme për tejkalimin e problemeve të tilla dhe atyre të ngjashme si këto.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, z. Dalibor Jevtiq, vuri në dukje problemet e sigurisë me të cilat ballafaqohen serbët e kthyer dhe paraqiti shembullin e Komunës së Klinës dhe Istogut, ku serbët e kthyer shpesh i ekspozohen sulmeve.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovë, z. Augustin Konde iu falënderua bashkëbiseduesve në takim dhe paralajmëroi një bashkëpunim më intensiv.