13 Mars 2012
Ekipi Përgatitor i Mitrovicës së Veriut, në ceremoninë solemne e cila është mbajtur në Mitrovicë, paraqiti punën e deritanishme të këtij Ekipi si dhe projektet të cilat do të realizohen në të ardhmen.
Në këtë ceremoni morën pjesë Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jan Klif, Ambasadori i Francës, Zhan Fransoa Fitu, Shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Prishtinë/ICO, Piter Fejth, Zëvendës ambasadori i SHBA-ve, Majkl Marfi, Deputet në parlamentin e Kosovës dhe ish Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati dhe shumë mysafirë të tjerë të rëndësishëm.
Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic, falënderoi anëtarët e ekipit përgatitor për guximin e treguar deri më sot .
“Suksesi i Ekipit Përgatitor të Mitrovicës së Veriut është gjithashtu edhe sukses i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Procesi i decentralizimit është i nevojshëm të vazhdohet sepse është në interes të qytetarëve të thjeshtë. Kjo është e dukshme edhe në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, ku procesi i decentralizimit është vlerësuar me notën më të lartë“, ka thënë Ministri Petrovic.
Udhëheqësja e Ekipit Përgatitor të Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hogjiq, gjatë prezantimit të punës së deritashme të këtij ekipi ka theksuar përmirësimin e infrastrukturës në këtë pjesë të Mitrovicës, gjithashtu edhe ofrimin e ndihmës sociale qytetarëve të Mitrovicës së Veriut, të cilët kishin nevojë për këtë ndihmë.
Shefi i ICO-së, Piter Fejth dhe Zëvendës ambasadori i SHBA-ve, Majkl Marfi, kanë përkrahur punën e deritanishme të Ekipit Përgatitor Komunal të Mitrovicës së Veriut, me shpresë se do të vazhdohet me një ritëm të njëjtë të punës.
Pas prezantimit të punës së Ekipit Përgatitor, është bërë hapja e një galerie të ekspozitës së pikturave nga artist të njohur të Mitrovicës Veriore të hollat e së cilave piktura të shitura do të dedikohen për bamirësi.