Zëvëndëskryeministri i Kosovës dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic në emisionin Studio e Hapur të Zërit të Amerikës në Washington theksoi suksesin e procesit të Decentralizimit në Kosovë.
“Procesi i Decentralizimit në Kosovë në Raportin e fundit të Komisijonit Evropian për progresin në Kosovë është vlerësuar me notën më të lartë. Në kuadër të këtij procesi janë formuar katër komuna të reja me shumicë serbe. Banorët e këtyre Komunave kanë njohur procesin e Decentralizimit si zgjidhje më të mirë për mbijetesë të Komunitetit serb në Kosovë”, theksoi Ministri Petrovic.
Duke folur për referendumin në Veri të Kosovës, ministri Petrovic u pajtua me Qeverinë e Serbisë dhe atë të Kosovës se ky referendum është i nevojshëm dhe gjithashtu ftoi banorët e Veriut që të mendojnë mirë se cilat janë interesat dhe prioritetet e tyre .
Zëvëndëskryeministri i cili për të katërtën herë merr pjesë në lutjet e mëngjesit në Washington, gjatë qëndërimit të tij në SHBA do të ketë një sërë takimesh me përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe Senatit të cilët do t’i njoftojë me problemet në Kosovë, duke marrë parasysh problemet e Komunitetit Serb.