18 Gusht 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic dhe Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, kanë vizituar familjen e Petko Miletiqit nga Oprashka, afër Istogut.
18 Gusht 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic dhe Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, kanë vizituar familjen e Petko Miletiqit nga Oprashka, afër Istogut.
Me këtë rast, kryefamiljari serb Petko Miletiq, ka shpjeguar se në pusin që ndodhet në këtë fshat është hedhur diç që ka helmuar ujin të cilin e shfrytëzojnë për pije këta banorë.
Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic ka gjykuar këtë rast, duke thënë se më kryetarin e komunës së Istogut janë kuptuar që shërbimet teknike në kuadër të Komunës së Istogut të punojnë në pastrimin e pusit-bunarit.
"Shërbimi teknik ka qenë në teren dhe ka marrë mostrat e ujit. Kryetari Rugova tha se për 7 ditë ky pus-bunar do të jetë i gatshëm për përdorim. Nga ana tjetër u informuam nga nikoqiri Miletiq, se i duhen mjete teknike për mirëmbajtjen e pasurisë së madhe që posedon në këtë fshat. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të bisedojë edhe me ministritë tjera që të gjejnë së bashku një zgjidhje për t’i dalë në ndihmë familjes Miletiq duke ju lehtësuar jetën e vështirë ”, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ministri Petrovic i ka ftuar të shpërngulurit nga fshati Oprashkë të kthehen në pasuritë e tyre:
"Ministria për kthim dhe komunitete në 3 vitet e kaluara ka bërë shumë në sigurimin e kushteve të të kthyerve, duke ndërtuar qindra objekte të banimit dhe duke rregulluar infrastrukturën. Për procesin e kthimit janë të obliguar të punojnë jo vetëm Qeveria e Kosovës, por edhe Qeveria e Beogradit, Bashkësia ndërkombëtare dhe para se gjithash vet të shpërngulurit. Për të shpërngulurit duhet të sigurohen gjëra konkrete d.m.th punësim".
"Me këtë vizitë dëshiroj t’ju bëj me dije se do të punojmë konkretisht në zgjidhjen e këtij problemi dhe duke ju bërë thirrje të gjithë të të shpërngulurve të kthehen në duke potencuar se do të bëjmë gjithçka të mundshme të sigurojmë kushte sa më të mira për kthim”, ka potencuar Zëvendëskryeministrin Petrovic.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic gjatë kësaj vizite u dhuroi çanta dhe gjëra të tjera shkollore fëmijëve të kryefamiljarit Petko Miletiq.