Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Petrovic priti gazetarët nga Serbia

Zyra Civile Ndërkombëtare në Prishtinë  (ICO) organizoi një vizitë të gazetarëve të shtëpive mediale nga Serbia në Kosovë. 

13 dhjetor 2011, Prishtinë

Zyra Civile Ndërkombëtare në Prishtinë  (ICO) organizoi një vizitë të gazetarëve të shtëpive mediale nga Serbia në Kosovë.
Përfaqësuesit e medieve u takuan sot edhe me Zëvendëskryeministrin dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan  Petrovic.

Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë bisedës me gazetarë, theksoi suksesin që ka arritur Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në procesin e decentralizimit, sukses ky që është vlerësuar pozitivisht edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian. 

“Procesi i decentralizimit është procesi më i mirë i cili  është arritur deri më tani në Kosovë dhe në kuadër të këtij procesi janë themeluar katër Komuna të reja (Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe  Ranillug), e  të  cilat menjëherë pas dy vitesh kanë treguar se punojnë në interes të të gjithë atyre që jetojnë në këto Komuna”, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.

Ndërkaq, duke folur për problemet dhe gjendjen aktuale  në Veri të Kosovës dhe Dialogun Beograd Prishtinë , ministri Petrovic tha:

“Në Veri të Kosovës është e nevojshme të bëhet gjithçka, që të mos vije deri te përleshjet eventuale dhe të bëhet vendosja e lëvizjes së lire të mallrave dhe njerëzve. Gjithashtu është e nevojshme të fillohet me zbatimin  e marrëveshjes ekzistuese Beograd -Prishtinë me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë”.

Përfaqësuesit e medieve nga Serbia vazhduan vizitën e tyre në Kosovë për t’u ndalur në Komunën e Graçanicës  ku u pritën nga Kryetari i kësaj Komune, Bojan Stojanovic.

Ndërkaq, dje, ku grup gazetarësh u takuan edhe  me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, shefin e  ICO-së, Piter Feith dhe komandantin e KFOR-it, Erhard Drews.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors