15 gusht 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, dje në Prishtinë, takoi ekspertin amerikan për Ballkanin perëndimor, z. Danijel Server.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, dje në Prishtinë, takoi ekspertin amerikan për Ballkanin perëndimor, z. Danijel Server.
Ministri Petrovic dhe Danijel Server diskutuan lidhur me situatën në Kosovë, pozitën e komunitetit serb, me theks të veçantë lidhur me gjendjen aktuale në veriun e Kosovës.
Petrovic dhe Server thanë se është shumë me rëndësi qetësimi i tensioneve në pjesën veriore, dhe veçanërisht është domethënëse që kriza e krijuar në atë pjesë nuk është zgjeruar edhe në pjesën tjetër të Kosovës, veçanërisht në vendet ku jetojnë pjesëtarët e komunitetit serb.
Z. Server konsideron se ruajtja e stabilitetit në pjesën tjetër të Kosovës është meritë e përfaqësuesve të komunitetit serb që janë pjesë e institucioneve të Kosovës.
Të dy u shprehën se vazhdimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit do të jetë në funksion të zgjidhjes së problemeve përmes rrugës paqësore gjë e cila do të lehtësonte jetën e njerëzve në gjithë Kosovën.
"Vetëm me përfshirjen e të gjithë akterëve relevant në zgjidhjen e krizës në veriun e Kosovës mund të priten rezultate pozitive. Krijimi i kushteve më të mira për jetë duhet të jetë prioritet i të gjitha zgjidhjeve të mundshme që do vijnë”, u shpreh Ministri Petrovic.