Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petrovic priti në takim një grup qytetarësh nga fshati Gornji… 11 korrik 2011, Prishtinë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petrovic priti në takim një grup qytetarësh nga fshati Gornji Krnjin i komunës së Leposaviqit.
Në takim u diskutua rreth problemeve të komunitetit serb në këtë fshat.
Po ashtu u arrit marrëveshje në parim për bashkëpunim të mëtutjeshëm si dhe një plan më të detajuar për mbështetjen e ministrisë për këtë komunitet, veçanërisht në infrastrukturën e këtij fshati.
Qytetarët shprehën problemet e tyre praktike që datojnë nga vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar.
Qytetarët gjithashtu kanë hasur në një problem te natyrës administrative që do të zgjidhet në të ardhmen në mënyre që qytetarët e veriut të Kosovës të kenë qasje të barabartë në zgjidhjen e tyre.
Z. Petrovic theksoi vullnetin dhe mundësinë për të ndihmuar zhvillimin e këtij vendi pa ndërhyrje politike, e cila vetëm do të kërcënonte mbijetesën e qytetarëve në Kosovë.