Ministri Petrovic uroi Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë e cila po festohet sot, Zevendeskryeministri dhe Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal z.Slobodan Petrovic ka luajtur lojën revijale me KF”Grecanica”.

12 gusht 2014
 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë e cila po festohet sot, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic ka luajtur lojen revijale  me KF”Grecanica”.
 

Z. Petrovic të gjithë futbollistëve u ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, duke u dëshiruar shumë suksese, fitore të ndeshjeve dhe trofeve.
 

“Dita e sotme na përkujton në faktin se një ndër detyrat kryesore të gjithë neve politikanëve është kujdesi ndaj të rinjëve. Jemi të përkushtuar të sigurojmë një femijëri dhe rini të lumtur, kushte të mira për shkollim, një të ardhme të sigurtë dhe një vend të cilin nuk do të kenë dëshirë të largoheni, të vazhdojnë jetën e tyre dhe te japin kontributin e tyre për shoqerinë ku jetojnë. Prandaj shumë është me rëndësi investimi në sport dhe inkurajimi i të  rinjëve që sa më shumë të mirren me sport. Të rinjët janë fuqia jonë, e ardhmja jonë e lumtur, shpresa dhe prosperiteti, dhe unë e shfrytëzoj këtë rast edhe një herë të uroj Ditën Ndërkombëtare të Rinisë në Kosovë” ka cekur Ministri Petrovic.