Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic së bashku me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë Zoran Vodopoija, kanë vizituar fshatin Janjevë të Komunës së Lipjanit.
Zëvëndëskryeministri i Kosovës njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal , Slobodan Petrovic së bashku me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë Zoran Vodopoija, kanë vizituar fshatin Janjevë të Komunës së Lipjanit.
Me këtë rast Petrovic dhe Jahjaga vizituan kishën katolike "Sveti Nikola" ku u takuan me priftin Don Mateo Paliqem.
"Me rastin e vizitës time të kaluar në Janjevë kam premtuar se do të siguroj një autoambulancë , që është një gjë thelbësore në këtë fshat dhe tani mund të them se nga Ministria që unë drejtoj, së shpejti do të dorëzojmë çelësat e ambulancës banorëve të Janjevës“, tha zëvendëskryeministri Petrovic.
Ministri Petrovic ftoi institucionet kosovare ato vendore dhe ndërkombëtare si dhe Presidenten e Kosovës që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre si dhe mjetet me të cilat disponojnë me qëllim investimi në bashkësitë me komunitetet pakicë për t’u mundësuar mbijetesën e tyre në Kosovë.