Ministri Petrovic vizitoi Janjevën

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic së bashku me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga  dhe  Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë  Zoran Vodopoija, kanë vizituar fshatin Janjevë të Komunës së Lipjanit.

21 maj 2012

Zëvëndëskryeministri i Kosovës njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal , Slobodan Petrovic së bashku me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga  dhe  Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë  Zoran Vodopoija, kanë vizituar fshatin Janjevë të Komunës së Lipjanit.

Me këtë rast Petrovic dhe   Jahjaga vizituan kishën katolike  "Sveti Nikola" ku u takuan me priftin  Don Mateo Paliqem.

"Me rastin e vizitës time të kaluar në Janjevë kam premtuar se do të siguroj një autoambulancë , që është një gjë thelbësore  në këtë fshat dhe tani mund të them se nga Ministria që unë  drejtoj, së shpejti do të dorëzojmë çelësat e  ambulancës banorëve të Janjevës“, tha zëvendëskryeministri Petrovic.

Ministri Petrovic ftoi institucionet kosovare ato vendore dhe ndërkombëtare si dhe Presidenten e Kosovës që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre si  dhe mjetet me të cilat disponojnë me qëllim investimi  në bashkësitë me komunitetet pakicë për t’u mundësuar  mbijetesën e tyre  në Kosovë.