Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Petrovic vizitoi komunën e Kamenicës

Slobodan Petrovic: “Po kujdesemi që secila komunë dhe secili qytetar i Kosovës ta ndjejnë Ministrinë… 23 qershor 2011

Slobodan Petrovic: “Po kujdesemi që secila komunë dhe secili qytetar i Kosovës  ta ndjejnë Ministrinë që unë drejtoj si të veten dhe që bashkërisht të bëjmë më të mirën për të gjithë”

Për t’u njohur me gjendjen aktuale në komunën e Kamenicës, dhe për të përçuar porosi tek të gjithë qytetarët, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherazi Ministër i i Administrimit të Pushtetit  Lokal z.Slobodan Petrovic, me bashkëpunëtorë, vizitoi komunën e Kamenicës ku u prit nga kryetari i komunës z. Shaip Surdulli dhe nga zyrtarë të tjerë komunal.

Në këtë takim, Kryetari Surdulli e njoftoi Ministrin Petrovic lidhur me projektet konkrete në të cilat i ka realizuar komuna e Kamenicës si dhe me projektet e planifikuara për të ardhmen.

"Kemi nevojë për përkrahjen e Qeverisë së Kosovës në mënyrë që përmes projekteve konkrete të ndikojmë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha ai.

Me këtë rast, Ministri Petrovic siguroi se Ministria të cilën ai e udhëheq do të vazhdojë të jetë shumë afër qytetarëve të Kosovës dhe se, bazuar në kapacitetet ekzistuese financiare, do të jetë pjesë e realizimit të projekteve të cilat vlerësohen si me më prioritet.

"Ka shumë aspekte në të cilat do të punojmë ngushtë dhe e them me përgjegjësi se do të jemi të përkushtuar që të kontribuojmë në realizimin e projekteve në dobi të të gjithë qytetarëve”, theksoi ai.

Duke u njoftuar më në detaje lidhur me prioritetet e komunës së Kamenicës, Ministri Petrovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të kontribuojë me njëqind e pesëdhjetë mijë euro në realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës në fshatin Karaçevë i cili është parallogaritur të jetë në vlerë prej dyqind mijë euro. Mjetet tjera do të sigurohen nga Komuna e Kamenicës.

Në fund të takimit Ministri Petrovic theksoi se përkrahja që ofrohet për komunën e Kamenicës si edhe për komunat tjera të Kosovës do të jetë edhe fushën e ngritjes së kapaciteteve përfshirë këtu shkëmbimin e përvojave me vende të rajonit si dhe me pjesëmarrjen aktive në fuqizimin e qeverisjes lokale.

Realizimi i projekteve të përbashkëta pasqyron përkushtimin institucional jo vetëm ndaj qytetarëve por, gjithashtu, edhe ndaj investitorëve të ndryshëm të cilët janë të gatshëm që të investojnë në Kosovë”, tha Ministri Petrovic.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors