Slobodan Petrovic: “Po kujdesemi që secila komunë dhe secili qytetar i Kosovës ta ndjejnë Ministrinë… 23 qershor 2011
Slobodan Petrovic: “Po kujdesemi që secila komunë dhe secili qytetar i Kosovës ta ndjejnë Ministrinë që unë drejtoj si të veten dhe që bashkërisht të bëjmë më të mirën për të gjithë”
Për t’u njohur me gjendjen aktuale në komunën e Kamenicës, dhe për të përçuar porosi tek të gjithë qytetarët, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherazi Ministër i i Administrimit të Pushtetit Lokal z.Slobodan Petrovic, me bashkëpunëtorë, vizitoi komunën e Kamenicës ku u prit nga kryetari i komunës z. Shaip Surdulli dhe nga zyrtarë të tjerë komunal.
Në këtë takim, Kryetari Surdulli e njoftoi Ministrin Petrovic lidhur me projektet konkrete në të cilat i ka realizuar komuna e Kamenicës si dhe me projektet e planifikuara për të ardhmen.
"Kemi nevojë për përkrahjen e Qeverisë së Kosovës në mënyrë që përmes projekteve konkrete të ndikojmë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha ai.
Me këtë rast, Ministri Petrovic siguroi se Ministria të cilën ai e udhëheq do të vazhdojë të jetë shumë afër qytetarëve të Kosovës dhe se, bazuar në kapacitetet ekzistuese financiare, do të jetë pjesë e realizimit të projekteve të cilat vlerësohen si me më prioritet.
"Ka shumë aspekte në të cilat do të punojmë ngushtë dhe e them me përgjegjësi se do të jemi të përkushtuar që të kontribuojmë në realizimin e projekteve në dobi të të gjithë qytetarëve”, theksoi ai.
Duke u njoftuar më në detaje lidhur me prioritetet e komunës së Kamenicës, Ministri Petrovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të kontribuojë me njëqind e pesëdhjetë mijë euro në realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës në fshatin Karaçevë i cili është parallogaritur të jetë në vlerë prej dyqind mijë euro. Mjetet tjera do të sigurohen nga Komuna e Kamenicës.
Në fund të takimit Ministri Petrovic theksoi se përkrahja që ofrohet për komunën e Kamenicës si edhe për komunat tjera të Kosovës do të jetë edhe fushën e ngritjes së kapaciteteve përfshirë këtu shkëmbimin e përvojave me vende të rajonit si dhe me pjesëmarrjen aktive në fuqizimin e qeverisjes lokale.
Realizimi i projekteve të përbashkëta pasqyron përkushtimin institucional jo vetëm ndaj qytetarëve por, gjithashtu, edhe ndaj investitorëve të ndryshëm të cilët janë të gatshëm që të investojnë në Kosovë”, tha Ministri Petrovic.