03 shtator 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic me bashkëpunëtorë vizitoi fshatin Reçan të komunës së Prizrenit dhe në bisedë e sipër me banorët e këtushëm të përkatësisë etnike boshnjake theksoi se Qeveria e Kosovës do të punojë për të përmirësuar kushtet e jetesës së këtyre banorëve.

"Pa marrë parasysh përkatësinë etnike dua që t’ju ndihmoj për një jëtë më të mirë funksionim më të mirë të komunës. Shpresoj që së bashku do të gjejmë rrugën për realizimin e qëllimeve të përbashkëta”ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ministri Petrovic tha se prioritet i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal vazhdon të mbetet decentralizimi në veri të Mitrovicës.
"Procesi i decentralizimit nga ana e institucioneve ndërkombëtare është vlerësuar më notë të lartë, por ky proces akoma nuk ka përfunduar, para se gjithash nuk ka përfunduar në veri. Presim që të punojmë për komunën në veriun e Mitrovicës dhe jemi në rrugë të mirë për të gjetur zgjidhjen më të drejtë. Presim që qytetarët që jetojnë në veri të Mitrovicës t’i shohin interesat e tyre, neve na inkurajojnë bisedimet ne mes te Beogradit dhe Prishtinës”përfundoi ministri Petrovic.