Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, është takuar dje me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, me të cilën kanë biseduar për spektrin e gjerë të kompetencave të Ministirisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), zgjedhjet e mbajtura lokale dhe pozitën e komuniteteve joshumicë. 25 tetor 2017, Prishtinë
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, është takuar dje me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, me të cilën kanë biseduar për spektrin e gjerë të kompetencave të Ministirisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), zgjedhjet e mbajtura lokale dhe pozitën e komuniteteve joshumicë.
Në takimin e mbajtur me ambasadoren kroate Kapitanovic, ministri Todosijevic ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të mirë më ambasadoren kroate me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve.
Gjithashtu është biseduar edhe për Marrëveshjen e Brukselit, me ç’rast ministri Todosijevic, ka theksuar si prioritet formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në përfundim të takimit është biseduar edhe për raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura në Kosovë, dhe janë pajtuar për bashkëpunim të mëtutjeshëm.