Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic sot në kabinetin e tij ka pritur përfaqësuesit e Bankës Botërore, udhëheqësen e ekipit zn. Gloria La Cava dhe z. Manuel Figueredo, ekspert për zhvillim social. Ekipi i Bankës Botërore punon në përfshirjen e të rinjve në Ballkanin Perenëdimor për promovimin e paqes dhe sigurisë. Në takim ishte prezent edhe Sekretarja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Rozafa Ukimeraj.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore para ministrit të MAPL-së, prezantuan projektin për përfshirjen e të rinjëve në promovimin e paqes dhe sigurisë si dhe qëllimin e projektit për krijimin e një rrethi shoqëror për zhvillimin e biznesit dhe ndërmarrësve të rinj në nivelin lokal.
Ministri Todosijevic, përfaqësuesit e BB-së i njoftoi edhe me aktivitetet e MAPL-së, dhe njëherit ka shprehur falënderim për vizitën. Po ashtu ka cekur se këto projekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e të rinjëve në Kosovë.