Sot Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë pjesë në takimin e përbashkët me Kryetarët e Komunave të Kosovës si dhe me Kryetarët e Këshillit Komunal për siguri në bashkësi, në të cilin ka theksuar që MAPL-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe partnerë tjerë duke përfshirë edhe Policinë, Ministritë e linjës, Komunat, shoqëritë civile, OSBE-në dhe ICITAP-in për së afërmi kanë bashkëpunuar për avancimin e politikave dhe gjithashtu kanë zhvilluar mekanizmat për siguri në nivelin lokal.
MAPL ka mbështetur vazhdimisht realizimin e programeve relevante për avancimin e rolit të Komunave në fushat e sigurisë si dhe forcimin e kapaciteteve të Këshillit Komunal për siguri në bashkësi.
Për fund, Ministri Todosijevic theksoj se Këshilli Komunal për siguri në bashkësi është mekanizëm i rëndësishëm me ndihmën e të cilit Komunat mund të identifikojnë problemet kryesore të sigurisë dhe përmes këtij Këshilli të ndërmarrin masa për parandalimin e dukurive negative dhe të krimit në mënyrë që të parandalojmë inkriminimin e të rinjve për pjesëmarrje eventuale në grupe terroriste ose të ngjashme.