Sot, në kabinetin e tij, Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Ivan Todosijevic, ka pritur këshilltaren kryesore teknike të UN-Habitatit Gwendoline Mennetrier.
Tema kryesore e bisedimeve ndërmjet ministrit Todosijevic dhe Mennetrier ka qenë lidhur me të drejtat pronësore.
Ministri Todosijevic është njoftuar me aktivitetet dhe programin e Zyrës së UN Habitit në Kosovë. Ai gjithashtu shprehu mirënjoje UN – Habitit për ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes në ndërtimin e kapaciteteve për funksionim efikas të vetëqeverisjes lokale.