Ministri Todosijevic me këshilltaren kryesore teknike të UN-Habitit

Sot, në kabinetin e tij, Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal  Ivan Todosijevic, ka pritur këshilltaren kryesore  teknike të UN-Habitatit Gwendoline Mennetrier.

Tema kryesore e bisedimeve ndërmjet ministrit Todosijevic dhe  Mennetrier ka qenë lidhur me të drejtat pronësore.

Ministri Todosijevic është  njoftuar me aktivitetet dhe programin e Zyrës së UN Habitit në Kosovë. Ai gjithashtu shprehu mirënjoje  UN – Habitit për ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes në ndërtimin e kapaciteteve për funksionim efikas të vetëqeverisjes lokale.