11 Korrik 2018, Prishtinë
Përfaqësuesit e Bankës Botërore pas realizimit të takimit me Sekretaren e Përgjithshme të MAPL-së, znj. Rozafa Ukimeraj, janë takuar me Ministrin e MAPL-së, z. Ivan Todosijevic.

Mbledhja e kaluar e Ministrit Todosijevic me përfaqësuesit e Bankës Botërore është realizuar në Dhjetor të vitit të kaluar, takim në të cilin Ministrit i është prezantuar projekti për përfshirjen e të rinjve të Ballkanit Perëndimor në promovimin e qetësisë dhe sigurisë. Edhe sot në takim është diskutuar për fushëveprimin dhe përmbajtjen e projektit si dhe për identifikimin e agjencive për implementimin e këtij projekti.
Ministri Todosijevic edhe njëherë ka theksuar ofrimin e mbështetjes si dhe çdo ndihmesë që është në fushën e MAPL-së në mënyrë që të realizohen projekte të tilla pasi që janë të rëndësisë së madhe për zhvillim më të mirë të rinisë Kosovare.