8 mars 2018, Prishtinë
Sot, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijevic, priti në Kabinetin e tij Ambasadorin Zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin bisedoi rreth situatës aktuale politike, bashkëpunimit, pozitës së Serbëve dhe komuniteteve tjera jo shumicë, si dhe për aktivitetet e MAPL-së.
Ministri Todosijevic shfrytëzoi rastin të theksojë rëndësinë e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si dhe zgjidhjen e çështjeve të pasurisë së uzurpuar.
Në takim u veçua bashkëpunimi i deritanishëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal me Qeverinë Zvicerane. Me mbështetje të plotë të Projektit DEMOS (Decentralizimi dhe mbështetja e Komunave), dhe ndihmën financiare të Qeverisë Zvicerane, janë realizuar shumë projekte të cilat kanë kontribuar në zhvillim dhe transparencë më të madhe të komunave si dhe jetës më cilësore të të gjithë qytetarëve në Kosovë.
Në fund të bisedës, Todosijevic i është falënderuar Ambasadorit Zviceran për përkrahjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe njëkohësisht tha se mbetet me shpresë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.