Prishtinë, 13 Gusht 2018
Sot, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ivan Todosijevic, ka pritur në takim Shefin e Misionit të UNHCR-së për Kosovë, z. Erol Arduç.
Ministri Todosijevic, shprehi mirëseardhje për z. Arduç dhe e uroj me rastin e marrjes së detyrës së re të shefit të misionit të UNHCR-së për Kosovë. MAPL është mirënjohëse ndaj UNHCR-it, të cilët në vazhdimësi kanë ofruar ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për Ministrinë dhe për institucionet e vendit, në drejtim të mbrojtjes, promovimit dhe përmirësimit të respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë.
Shefi i Misionit të UNHCR-së për Kosovë, z. Erol Arduç ka falënderuar Ministrin Todosijevic për realizimin e këtij takimi, takim i cili do të shërbej si vazhdimësi e përpjekjeve tona, në kontekst të ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta për të mirën e qytetarëve të vendit dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Ministri Todosijevic shfrytëzoi rastin për të dënuar sulmin ndaj të kthyerve në fshatin Zaq dhe të kthyerve në vende të tjera. Kreu i misionit të UNHCR-së dhe Ministri ranë dakord të formojnë ekipet teknike për të bashkëpunuar në baza ditore, derisa niveli i ministrit dhe shefit te misionit të mbajnë takime të rregullta. Një nga prioritetet e përbashkëta është mbyllja e qendrave kolektive në të cilat personat e zhvendosur kanë jetuar për 20 vjet, me qëllim të lehtësimit të kushteve për kthim dhe mundësimit të pajisjes me dokumente personale, si dhe integrim të plotë social dhe ekonomik.
Në fund të takimit, Ministri Todosijevic e falënderoj z. Arduç për interesimin dhe mbështetjen e tij për punën e Ministrisë, si dhe gatishmërinë për të vazhduar më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë.