Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar takimin koordinues me përfaqësuesit e OSBE-së me qëllim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2017, aktivitete të cilat dalin dhe janë në përputhje me objektivat e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026, Planin e Punës së MAPL-së për vitin 2017, si dhe objektivave strategjike të Misionit të OSBE-së që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale. 8 shkurt 2017, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar takimin koordinues me përfaqësuesit e OSBE-së me qëllim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2017, aktivitete të cilat dalin dhe janë në përputhje me objektivat e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026, Planin e Punës së MAPL-së për vitin 2017, si dhe objektivave strategjike të Misionit të OSBE-së që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale.
Përfaqësuesit e OSBE-së, sipas seksioneve që përfaqësojnë, prezantuan fushat kryesore të cilat janë fokus i mbështetjes, veçanërisht në çështjet si: organizimi i takimeve me shoqërinë civile, sistemi i integruar i monitorimit dhe raportimit, mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me fokus të drejtat e komuniteteve, transparenca komunale, zbatimi i Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026 përmes mbajtjes së takimeve rajonale, organizimi i takimeve me komunat për ofrimin e këshillimit për procesin e buxhetit të komunave/qarkores buxhetore, buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, raportet e auditimit të komunave, si dhe mbështetja e mekanizmave për pjesëmarrjen e qytetarëve, veçanërisht këshillat e fshatrave.
MAPL dhe OSBE u pajtuan për listën e aktiviteteve dhe për caktimin e afateve kohore preliminare të realizimit të tyre.