21 Prill, 2018
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është në proces të finalizimit të Projektligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, konform mandatit të saj ligjor dhe programit legjislativ të Qeverisë për vitin 2018. Me qëllim të finalizimit të këtij Projektligji, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-Njësia për Çështje Pronësore, ka organizuar punëtorinë e përbashkët 2 ditore, në Shqipëri/Tiranë.
Në këtë takim është prezantuar Projektligji për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës duke paraqitur ndryshimet që do të bëhen më këtë Projektligj me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal.
Në këtë takim, poashtu janë diskutuar dhe inkorporuar komentet e pranuar nga ministrit e linjës, komunat dhe shoqëria civile, gjatë fazës së konsultimit publik të Projektligjit.
Projektligji për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës konform procedurave të përcaktuara ligjore, ditëve në vijim do të procedohet për miratim në Qeveri.
Në këtë punëtori ka marrë pjesë z.Ivan Todosijević, ministër i MAPL-së.