29 qershor 2018, Prishtinë
Sot, më 29 Qershor 2018, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka mbajtur “Ceremoninë e Publikimit të Raportit për Performancë Komunale, 2017”. Raporti i Performancës së Komunave për vitin 2017, paraqet nivelin e performancës së komunave lidhur me ofrimin e shërbimeve për qytetarët, të vlerësuar sipas indikatorëve matës të sistemit të performancës Komunale, të vendosur nga MAPL.

Sipas Raportit të performancës komunale, mesatarja e performancës komunale për vitin 2017, arrinë në 59,47%. Komuna me performancë më të lartë radhitet në nivelin 79% ndërsa komuna me performancë më të ulët radhitet në 33%.

Sipas raportit, 11 komuna të Republikës së Kosovës kanë marrë “çmimin për performancë më të mirë komunale, për vitin 2017”. Me këtë rast, MAPL nga fondi stumulues ka ndarë vlerën prej 900 mijë Euro.



Komunat përfituese nga granti stimulues janë:
1. Komuna e Junikut: 93,550.00€
2. Komuna e Dragashit: 88.300.00€
3. Komuna e Gjilanit: 84,360.00€
4. Komuna e Gllogocit: 82,380.00€
5. Komuna e Istogut: 80,160.00€
6. Komuna e Lipjani: 79,890.00€
7. Komuna e Prishtinës: 79,300.00€
8. Komuna e Deçanit: 78.730.00€
9. Komuna e Pejës: 78,100.00€
10. Komuna e Ferizajt: 77,670.00€
11. Komuna e Fushë Kosovës: 77.560.00€
