Bajram Gecaj: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të bashkëpunoj me të gjithë zyrtarët komunal për të implementuar të gjitha obligimet nga raporti i progresit, si dhe obligimet e tjera ligjore të organeve komunale.
Në kuadër të ngritjes së transparencës në nivelin lokal të qeverisjes, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi takim të përbashkët me zyrtarët përgjegjës në komuna dhe përfaqësues të shoqërisë civile me ç’rast u bë publikimi i “Doracakut për transparencë në komuna”. 17 mars 2015, Prishtinë
Bajram Gecaj:Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të bashkëpunoj me të gjithë zyrtarët komunal për të implementuar të gjitha obligimet nga raporti i progresit, si dhe obligimet e tjera ligjore të organeve komunale
Në kuadër të ngritjes së transparencës në nivelin lokal të qeverisjes, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi takim të përbashkët me zyrtarët përgjegjës në komuna dhe përfaqësues të shoqërisë civile me ç’rast u bë publikimi i “Doracakut për transparencë në komuna”.
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj tha se pavarësisht se Komunat kanë shënuar avancim në fushën e transparencës, ende ka sfida që janë indetifikuar nga MAPL siç janë publikimi i akteve të komunave në gjuhët zyrtare, azhurnimin e web-faqeve zyrtare, ngritja e nivelit të konsultimeve të komunave me qytetarët lidhur me aktet komunale si dhe përgatitjen e buxheteve komunale dhe planeve investuese.
Zëvendësministri Gecaj tha se fuqizimi i transparencës në komuna është një e gjetur edhe në raportin e progresit për Kosovën, andaj në këtë drejtim komunat duhet ti fuqizojnë veprimet e tyre në raport me llogaridhënien dhe inkuadrimin e qytetarëve në vendimmarrjen e komunave dhe për këtë MAPL do të bashkëpunoj me komunat që niveli i transparencës të arrijë rezultat të dëshirueshëm.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të bashkëpunoj me të gjithë zyrtarët komunal për të implementuar të gjitha obligimet nga raporti i progresit, si dhe obligimet e tjera ligjore të organeve komunale” tha Zëvendësministri Bajram Gecaj.
Christopher Tuetsch, Drejtor i Departamentit për Demokratizim dhe Qeverisje së mirë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tha se në demokraci është esenciale që qytetarët të kenë qasje në informata dhe se përfshirja e mediave dhe shoqërisë civile në komuna është esenciale për demokracinë. Ai tha se OSBE do ta vazhdoj mbështetjen për MAPL-në dhe komunat në mënyrë që niveli i transparencës komunale dhe llogaridhënia të rritet në raport me përfshirjen e qytetarëve.
Jetmir Bakia, nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se organizata KDI i ka dhënë rëndësi të veçantë monitorimit të komunave që ka për bazë transparencën Komunale, ndërsa të gjeturat kanë të bëjnë me mos-konsultimin e qytetarëve në përgatitjen e dokumenteve siç janë rregulloret komunale dhe akteve tjera, dhe gjithashtu një e gjetur tjetër është evidentuar në mungesën e dokumenteve të publikuara në ueb- sajet e komunave, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me buxhetin komunal.
Hajrullah Çeku, nga Organizata Ec më Ndryshe, e fokusuar në Prizren, tha se deficiti i mungesës së transparencës në komuna qëndron në mbikëqyrjen e Asamblesë Komunale për ekzekutivin e komunës si dhe mbikëqyrja e komunave nga ana e ministrive të linjës. Z. Hajrullah Ceku theksoi se përgjegjësit për informim duhet të jenë më kompetent në punën e tyre sa i takon llogaridhënës dhe gjithashtu duhet të ngritet niveli i komunikimit institucional i zyrtarëve komunal në raport me grupet e interesit.
Pas përfundimit të diskutimeve rreth transparencës në komuna, u shpërnda Doracaku për transparencë në komuna tek zyrtarët komunal i cili përfshinë informata lidhur me obligimet ligjore të komunave karshi transparencës dhe llogaridhënies në raport me qytetarët.