Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mbanë këshillimin vjetor për finalizimin e Planit të Punës për vitin 2020

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Adrijana Hodžić, prezantoi rezultatet e arritura por njëkohësisht paraqiti edhe sfidat e evidentuara gjatë punës një vjeçare me qëllim që ato të përkthehen në aktivitete konkrete të planit të punës për vitin tjetër.

Gjatë këshillimit, si një proces gjithëpërfshirës i gjithë stafit të MAPL-së, janë prezantuar edhe rezultatet e përbashkëta të punës me partnerët dhe donatorët. Në kuadër të planit të punës së MAPL-së për vitin 2020, do të bashkërendohen aktivitetet edhe me partnerët që mbështesin vetëqeverisjen lokale, në mënyrë që planifikimet për vitin tjetër të jenë të koordinuara dhe të adresojnë nevojat dhe sfidat e Komunave.

Ky aktivitet është bashkëorganizim në mes të MAPL-së dhe misionit të OSBE-së në Kosovë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors