Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me përkrahjen e projektit zviceran DEMOS organizoi trajnimin me temën “Zbatimi i Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale”

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me projektin “DEMOS” – “Decentralizimi dhe Përkrahje Komunave” që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, është mbajtur trajnimi pesë ditor me temën  “Zbatimi i Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale”.

28 tetor 2016, Durrës
    
Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me projektin “DEMOS” – “Decentralizimi dhe Përkrahje Komunave” që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, është mbajtur trajnimi pesë ditor me temën  “Zbatimi i Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale”.
 

Trajnimi, ka pasur për qëllim aftësimin e koordinatorëve komunalë lidhur me mbledhjen e të dhënave për performancë komunale, si përgjegjësi përkatëse e komunave në menaxhimin dhe administrimin e sistemit për performancë të komunave. Trajnimi njëkohësisht shënon fazën përmbyllëse të rishikimit të sistemit të menaxhimit të performancës komunale.
 

Në trajnim kanë marrë pjesë 35 koordinatorë komunal të performancës nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, dy zyrtarë nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe zyrtarët nga Divizioni për Performancë të Komunave në MAPL. Trajnimi është mbikëqyrë dhe përkrahur nga Drejtori i Departamentit të Performancës dhe Transparencës Komunale z. Avni Sahiti dhe nga Udhëheqësi i Divizionit për Performancë të Komunave z. Isuf Zeneli ndërsa DEMOS ka ofruar gjithashtu përkrahjen profesionale përmes trajnerëve z. Berat Abdiu dhe z. Ruzhdi Halili, të cilët gjatë trajnimit kanë përdorë metoda profesionale të aftësimit të koordinatorëve, si: puna frontale, metoda interaktive, demonstrime, puna në grupe dhe punë praktike.
 

Në fund të trajnimit janë ndarë certifikata për të gjithë koordinatorët pjesëmarrës. Certifikatat u ndanë nga zv. Ministri i MAPL-së, z. Bajram Gecaj, i cili  konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e MAPL-së për mbështetjen e komunave në avancimin e sistemit të performancës komunale.