Prishtinë, 3 qershor 2019
Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić nënshkroi marrëveshje të mirëkuptimit me përfaqësuesit e njëmbëdhjetë komunave për projekte që do të përmirësojnë infrastrukturën lokale si dhe bashkëpunimin ndër-komunal. Mysafir nderi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ishte Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Per Fillesa Sjastad.

Buxheti i ministrive për mbështetjen e komunave ka ndarë fonde në vlerë prej 604,000.00 euro, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës në secilën prej tyre.

“Këto projekte duhet të ndikojnë në secilën prej komunave në të ardhmen që të jenë edhe më të mirë, më efikas dhe efektiv në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë në periudhën e ardhshme për të ndihmuar komunat dhe rrjedhimisht edhe qytetarët, “tha Hodžić.

Komunat që kanë nënshkruar Marrëveshje të mirëkuptimit me ministrinë janë Parteshi, Mamusha, Zveçani, Zubin Potoku, Ranillugu, Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Podujeva, Gjakova, Kllokoti dhe Vitia.


