Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizoi sot konferencën vjetore ku prezantoi të arriturat nga fusha e vetëqeverisjes lokale 2016, si dhe planet për vitin 2017. 22 dhjetor 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizoi sot konferencën vjetore ku prezantoi të arriturat nga fusha e vetëqeverisjes lokale 2016, si dhe planet për vitin 2017.
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj në fjalën e tij hyrëse tha në vitin 2016, Qeveria e Republikës së Kosovës, së bashku me komunat, filluan zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale, përkatësisht pjesën e aktiviteteve të planifikuara në planin e veprimit në funksion të hartimit të dokumenteve të rëndësishme konceptuale, si: zhvillim ekonomik lokal, zhvillim rajonal, pronën komunale dhe akademisë për vetëqeverisje lokale. ”Këto dokumente ofrojnë opsione të rëndësishme për zhvillimin e sferave përkatëse me ndikim të drejtpërdrejtë në qeverisjen lokale, dhe rritjen e mundësisë për avancimin e mëtejmë të komunave” tha Zëvendësministri Bajram Gecaj.
Duke folur për të arriturat e MAPL-së, Zëvendësministri Gecaj, tha se zhvillimi i sistemit për menaxhimin e performancës komunale krijoi mundësinë e instalimit të një sistemi bashkëkohor për matjen dhe krahasimin e shkallës së përmbushjes së detyrimeve të komunave, gjatë ofrimit të shërbimeve komunale dhe se tani komunat duhet të marrin edhe më seriozisht punën e tyre, të rrisin konkurrencën dhe të krijojnë mundësinë e përfitimit të fondeve stimuluese, varësisht nga performanca që do të tregojnë.
Lidhur me përfshirjen e grupeve të interesit në veprimtarinë e hartimit të politikave dhe zbatimit të tyre, Zëvendësministri Gecaj tha se gjithë përfshirja ka ndikuar të krijohen politika të qëndrueshme përmes marrjes së pikëpamjeve të sektorit joqeveritar dhe se një pjesë e veçantë e buxhetit të ministrisë është dedikuar për përkrahjen e projekteve të sektorit joqeveritar, me qëllim të përmbushjes së objektivave kryesore që dalin nga Strategjia për vetëqeverisje lokale.
”Gjatë këtij mandati qeverisës, janë bërë shumë investime, si në: infrastrukturën rrugore, hapësirat gjelbëruese, parqet dhe hapësirat rekreative, objektet shkollore, kolektorë, projekte mjedisore etj. Ndërsa, në vitin që vjen, na presin projekte edhe më të mëdha, të cilat do të krijojnë mundësi të shumta për zhvillim ekonomik, veçanërisht projektet e mëdha të Qeverisë, siç është ndërtimi i Autostradës së tretë në Kosovë, Prishtinë-Gjilan – Dheu i Bardhë” tha Zëvendësministri Bajram Gecaj.
Në fjalimin e tij, Zëvendësministri Gecaj tha se viti 2017, Prishtinën, do ta gjejë me ligj të veçantë me një draft të avancuar të projektligjit, dhe duke qenë se është një obligim kushtetues, marrë parasysh specifikat dhe nevojat e veçanta për të, por pa dëmtuar buxhetin e komunave të tjera.
Në mënyrë të veçantë, Zëvendësministri Gecaj përgëzoj MAPL-në, dhe stafin e ministrisë për punën e bërë, veçanërisht në adresimin e obligimeve për komunat nga pjesa e agjendës evropiane. ”Ky raport vlerësoi punën e komunave në adresimin e shkeljeve ligjore, dhe gatishmërisë së tyre në rishqyrtimin e ligjshmërisë dhe harmonizimit të akteve me legjislacionin në fuqi. Andaj, një notë e tillë për Ministrinë dhe komunat, duhet të jetë shtysë i angazhimeve tjera në të ardhmen, në mënyrë që, përmbushja e obligimeve të jetë në vijë të drejtë me agjendën evropiane, për të siguruar që integrimi të jetë sa më i shpejtë, dhe që qytetarët e Kosovës të jenë të barabartë me qytetarët e familjes së madhe evropiane” theksoi Zëvendësministri Gecaj.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrinë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Rozafa Ukimeraj, duke prezantuar punën e MAPL-së thskoi monitorimin e punës së kuvendeve të komunave përmes sistemit on-line “tele-prezencave” dhe vendosjen e parimeve të vetëqeverisjes lokale në Kushtetutë në sponzorizimin e ligjeve bazike për vetëqeverisje lokale: Ligjin për vetëqeverisje lokale, Ligji për financat e pushtetit lokale, Ligji për zgjedhjet locale, Ligjin për kufijtë administrativ të komunave, Ligji për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme, 16 Udhëzime Administrative dhe 6 Rregullore.
Sekretarja Ukimeraj, tha se sponsorimi i Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026 dhe Plani i veprimit dhjetëvjeçar, ka qenë njëra ndër prioritet e MAPL-së, sepse, për herë të parë janë krijuar politika strategjike afatgjate për zhvillimin e vetëqeverisjes lokale.
Lidhur me zhvillimin e legjislacionit nga MAPL, Sekretarja Ukimeraj tha zhvilluar 3 Koncept-Dokumente, Koncept dokumenti për menaxhimin e pronës komunale, Koncept dokumenti për zhvillim ekonomik lokal, Koncept dokumenti për zhvillim rajonal ndërsa, MAPL, ka hartuar Udhëzimin Administrativ për themelimin dhe organizimin e komiteteve konsultative në komuna, Rregulloren për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve dhe Rregulloren për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave.
Në prezantimin e punë së MAPL-së, Sekretarja Ukimeraj foli edhe për koordinimin me komunat lidhur me zbatimin e agjendës evropiane dhe aktivitetet e zhvilluara ne kuadër të Zbatimit të strategjisë për Veteqeverisje Lokale dhe programet për bashkëpunim Ndër-kufitar.
Sekretarja Ukimeraj tha se ndër pikat kryesore të vlerësuara pozitivisht në raportin e KE-së për Kosovën, është evidentuar progresi i punës së MAPL-së, në raport me procesin e integrimit Evropian ku ndër të tjera thuhet se "Është bërë progres në qeverisjen lokale e veçanërisht në marrëdhëniet ndërmjet qeverisë Qendrore dhe Lokale, duke perfshirë edhe komunat e veriut me shumicë serbe. Ka pasur përmirësim të mëtejshëm edhe sa i përket përshtatshmërisë ligjore me ligjin për vetëqeverisjen lokale. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka udhëhequr hartimin dhe implementimin e planeve komunale në lidhje me obligimet e lidhura me BE-në për 38 komuna” tha Sekretarja Ukimeraj.
Ndërsa, në relacion me zhvillimin e legjislacionit, Sekretarja Ukimeraj, tha se në prioritetet e MAPL-së do të jetë Ligji për Kryeqytetin dhe Ligji për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, ndërsa do të vazhdojë mbështetja për komunat në zbatimin e agjendës evropianë në komuna, investimet në Komuna dhe zbatimin programeve për bashkëpunim ndërkufitar.
Në fund të konferencës, Ministrja e MAPL-së, znj. Mirjana Jevtic ndau mirënjohje për zyrtarët e MAPL-së, nga tri kategori, shërbyesi civil i dalluar i MAPL-së, për kontributin dhe etikën e lartë profesionale, u shpërblye z. Bashkim Bardoniqi, dhe 17 mirënjohje të tjera u ndanë edhe për 11 zyrtarë të dalluar për performancë, dhe 7 zyrtarë të zgjedhur koleget Departamenteve dhe Divizioneve të MAPL-së.
Gjatë konferencës vjetore të MAPL-së, u prezantuan edhe profilet e komunave të Kosovës nga Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, z. Ylli Valla.
Në konferencën vjetore të MAPL-së, mori pjesë Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, kryetarët e komunave, kryesues të kuvendeve të komunave, përfaqësuesit e komunitetit të donatorëve, shoqëria civile dhe mediat.
Prezantimi i Sekretares së Përgjithshme znj. Rozafa Ukimeraj në konferencën vjetore të MAPL-së:
PREZANTIMI