Në këtë Konferencë Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, prezantoi raportin vjetor dhe të arriturat e Ministrisë gjatë viti 2011.
Në këtë Konferencë Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, prezantoi raportin vjetor dhe të arriturat e Ministrisë gjatë viti 2011.
Duke theksuar se së bashku me stafin e Ministrisë për 10 muaj, rezultatet janë evidente, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se së bashku kanë përmbushur objektivat e Qeverisë dhe prioritetet që kishte vendosur në fillim të mandatit të tij për vitin e parë të punës, e të cilat ishin:
Bashkëpunimi total me vendet në regjion; Bashkëpunimi total me mediet vendore dhe ndërkombëtare për transparencë të plotë; Bashkëpunimi total me institucionet Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian; Bashkëpunim total me institucionet kosovare; Bashkëpunimi total me qytetarë; Bashkëpunimi me institucionet e shkencës dhe artit.
- "MAPL ka punuar në drejtim të vendosjes së kritereve për Komunat e reja që mund të krijohen, përtej obligimeve që dalin nga Pako e Ahtisaarit. Gjatë këtij viti MAPL ka hartuar dokumentin “Parimet dhe Kriteret për themelimin e Komunave të reja” ku janë përcaktuar parakushtet ligjore për formimin e një komune të re, procedurat ligjore të aplikueshme për formimin e komunës së re në kuptimin e përmbushjes së kriterit gjeografik, numrin e popullsisë dhe qëndrueshmërisë ekonomike”-theksoi Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, gjatë fjalimit të tij në konferencën e fundit vjetore me gazetarë.
Në mes tjerash Ministri Petrovic theksoi promovimin e vetëqeverisjes lokale dhe shkëmbimin e përvojave me shtetet tjera dhe organizimin e Konferencën Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale gjatë muajit shtator në Prishtinë ku ishin të pranishëm shumë ministra, kryetarë të komunave, ekspert të pushtetit lokal etj dhe mbi 300 pjesëmarrës për 3 ditë ku shkëmbyen përvojat dhe promovuan sukseset e tyre.
"Duke punuar me komunat ne nga buxheti i Ministrisë kemi financuar dhe përfunduar 76 projekte kapitale në një afat rekord prej 10 muajsh nga të cilat 26 ne sektorin e rrugëve lokale, 4 ne sektorin e kanalizimeve, 2 në sektorin e ujit, 5 në godina administrative, 5 në objekte shkollore, 1 objekte shëndetësore, 6 projektin në sektorin rinisë dhe kulturës, 3 projekte ne ambient dhe 10 projekte ne sektorin e shërbimeve publike. Ndërkaq vetëm nga fondet e IPA-s në bashkëpunim me Komisionin Evropian këtë vit në programin për infrastrukturë Komunale Ekonomike dhe Sociale kane filluar të realizohen 6 Projekte, vlera e kontratës së cilave është 7,5 milionë euro” tha Ministri Petrovic.
Fjalimin e fundit për këtë vit Ministri Petrovic e përmbylli kështu: “Nëse më pyetni cili është prioriteti nr 1 i Ministrisë sonë unë dua t’ju them pa asnjë hezitim: është normalizimi i situatës në komunat e veriut, organizimi i zgjedhjeve të lira dhe funksionalizimi i institucioneve lokale në tre komunat dhe themelimi i komunës së re të Mitrovicës së Veriut”.