Prishtinë, 06 Korrik 2020
Ministria e Pushtetit Lokal sot ka pranuar një donacion me pajisje mbrojtëse kundër pandemisë globale COVID 19 (koronavirus) nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP. Ky donacion ka për qëllim dhurimin e pajisjeve për zyrtarët e MPL-së, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre gjatë punës.
Në kuadër të pajisjeve mbrojtëse të cilat janë dhuruar janë: maska mbrojtëse, dezinfektues dhe dorëza të dimensioneve të ndryshme.
Në këtë rast sekretarja e përgjithshme e MPL-së znj. Rozafa Ukimeraj përmes komunikimit virtual dhe në emër të MPL-së falënderoi përfaqësuesit e UNDP-së që përveç përkrahjes se vazhdueshme për të përmbushur mandatin e MPL-së dhe për të avancuar vetëqeverisjen lokale në Kosovë, edhe në këto rrethana të vështira sa i përket menaxhimit të pandemisë, UNDP është shprehur e gatshme të mbështesë MPL-në.
Ndërsa, përfaqësues nga UNDP u shprehën të lumtur me rastin e këtij donacioni, duke theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje, si dhe përkrahja edhe për shkak të pandemisë do të vazhdojë edhe me institucione të tjera, me qëllim të marrjes së masave për mbrojtjen e shëndetit publik.