Prishtinë, 10 Korrik 2020
Ministria e Pushtetit Lokal ka vazhduar punën dhe realizimin e aktiviteteve nga plani i punës për vitin 2020, pavarësisht rrethanave të reja të krijuara për shkak të pandemisë globale të
#COVID – 19 (koronavirusit).
MPL bën të ditur se deri më tani me virusin COVID – 19 janë infektuar 4 zyrtarë, të cilët janë në vetë-izolim dhe janë në gjendje stabile shëndetësore. Në këtë rast, janë ndjekur të gjitha udhëzimet e IKSHPK-së, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.
Po ashtu MPL, sipas vendimeve të Qeverisë vazhdon punën në zyrë me stafin esencial sipas planit të prezencës.
Ministria e Pushtetit Lokal bënë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të masave mbrojtëse individuale. Duke bartur maskën dhe duke mbajtur distancën fizike, do të jemi në gjendje që të parandalojmë përhapjen e virusit dhe ruajtjen e shëndetit për të gjithë.