Me rastin e fillimit të implementimit të projektit “Komunat për të rinjtë në Kosovë” financuar nga qeveria Japoneze përmes Bankës Botërore, në vlerë të përgjithshme 2.73 milion $, është realizuar takimi i përbashkët i Ministres së MAPL-së znj. Emilija Redžepi, Sekretares së Përgjithshme të MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj dhe përfaqësuesve nga Banka Botërore znj. Linda Van Gelder- Drejtore Regjionale e Bankës Botërore për Ballkanin, Evropën dhe Azinë Qendrore, z. Marco Mantovanelli- Drejtor i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni Veriore dhe Drejtorit të ri të Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore z.Massimiliano Paolucci.
Projekti ka për qëllim fuqizimin e të rinjëve (15-29 vjeçar) dhe aftësimin e tyre përmes ndërmarrësis sociale dhe angazhimit qytetar duke financuar rreth 150 iniciativa dhe projekte të vogla.
Pas fillimit të suksesshëm të këtij projekti, bazuar në bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy institucioneve, palët u dakorduan dhe u zotuan që së bashku të punojnë për jetësimin edhe të një projekti të dytë “Ndërlidhja e të Rinjve: Përfshirja e të Rinjve dhe Ndërmarrësia”, në vlerë 20.00 Milion $, me qëllim përkrahjen e komunave dhe të rinjve në fushën e ndërmarrësis, punësimit dhe investimeve, pas përfundimit të pandemisë COVID 19.