9 mars 2020, Prishtinë
Ministrja e MAPL-së znj. Emilija Redžepi ka marrë pjesë në shënimin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore Nën iniciativën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës zt. Albin Kurti.
Shënimi i kësaj dite po bëhet përmes Lansimit të Amandamentimit të Kornizës Ligjore për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, si dhe Prezantimi i draftit final të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore.
Ministrja e MAPL-së konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për komunat për të fuqizuar rolin e gruas në nivel lokal të qeverisjes.
Po ashtu ministrja Redžepi njoftoi se MAPL ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e implementimit të projektit i cili do të përfshijë 50% gjininë femërore dhe që ka për qëllim të përmirësojë përfshirjen socio – ekonomike të së paku 3000 të rinjve të pa inkuadruar në komunitete me të ndjeshme në Kosovë përmes: rritjes së aftësive të buta dhe mundësive vullnetare, rritjes së iniciativave komunitare të nxitura nga të rinjtë dhe rritjes së aksesit në infrastrukturën dhe shërbimet e komunitetit rinor.