Ministrja e MAPL-së, znj. Emilija Redžepi priti në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë  në Kosovë, z.Ogasawara Mitsunori

9 mars 2020, Prishtinë

Ministrja e MAPL-së ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë  në Kosovë, z. Ogasawara Mitsunori të shoqëruar nga studentët e shoqatës S.A.L pjesë e KEIO Universitetit në Tokio të Japonisë.

Ministrja ka falënderuar Ambasadën e Japonisë për investimet  në MAPL në vlerë prej 3 mil$ përmes projektit të Bankës Botërore i cili ka për qëllim të përmirësojë përfshirjen socio – ekonomike të së paku 3000 të rinjve të pa inkuadruar (moshat 15-29) në komunitete me të ndjeshme në Kosovë.

Studentet ishin të interesuar në veçanti për etnitë e ndryshme në Kosovë, edukimin dhe mediat në nivel lokal.

Në fund, z.Redžepi dhe z. Mitsunori u dakorduan që ky bashkëpunim të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të avancimit të vetëqeverisjes lokale dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Kosovës.