Ministrja Redžepi ka pritur në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu, me ç’rast shprehi mirënjohje dhe falënderim për përkrahjen e vazhdueshme të OSBE-së për Ministrinë dhe Komunat.
Po ashtu, Ministrja Redžepi prezantoi orientimet e Qeverisë së re, me fokus në avancimin e vetëqeverisjes lokale, si dhe veprimet që do të ndërmerren me qëllim të rritjes së përkrahjes për komunitetet që jetojnë në komunat shumetnike.
Ambasadori Braathu, fillimisht e uroi Ministren Redžepi për detyrën e saj dhe njëkohësisht shprehi konsideratën e tij të thellë duke e siguruar atë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e mbështetjes për Komunat.
Në fund, Ministrja Redžepi dhe Ambasadori Braathu u dakorduan që ky bashkëpunim i frytshëm të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të avancimit të vetëqeverisjes lokale dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Kosovës.