Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Hodžić ka pritur ambasadorin francez z. Dieder Chabert

19 prill 2019, Prishtinë

Ambasadori francez, z. Didier Chabert, i shoqëruar nga atasheja për bashkëpunim të Josef Dustiniani, bëri vizitën e tij të parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në mandatin e ministres së sapoemëruar, znj. Adrijana Hodžić.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Kabinetit të Ministres Hodžić, zëvendësministri, z.Beqir Fejzullahu, dhe këshilltari i saj, z.Sasha Rashiq.

Me këtë rast, Ministrja Hodžić shprehu gatishmërinë për t’u bashkuar me ekipin e saj në të gjitha komunat e nivelit të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ofrimit të shërbimeve për qytetarët, dhe përmirësimin e funksionimit të vetëqeverisjeve lokale.

Qëllimi kryesor është ndërtimi i urave të qëndrueshme të besimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.

Ambasadori, z. Didier Chabert shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale në dobi të të gjithë qytetarëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors