Prishtinë, 09 Maj 2019
Dje, deputetja e Kuvendit të Kosovës Donika Kadaj Bujupi ka vizituar ministren Hodžić dhe shprehu kënaqësinë që në krye të ministrisë është caktuar një grua.
Në takimin e djeshëm, bashkëbiseduesit ranë dakord se ekziston një nivel i ulët i pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje në Kosovë dhe në përgjithësi përfaqësimi i tyre.
Duke pasur parasysh detyrimin ligjor për të siguruar barazinë gjinore në të gjitha aspektet e jetës në Kosovë, duhet shtuar rëndësinë e përfshirjes së grave në vendimmarrje.
Për të drejtën e grave dhe burrave për barazi gjinore, autoritetet lokale dhe rajonale duhet të marrin të gjitha masat e duhura dhe të miratojnë të gjitha strategjitë e duhura me qëllim të promovimit të përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë të grave dhe burrave në të gjitha sferat e vendimmarrjes, tha ministrja Hodžić, duke shtuar se ministria në krye të së cilës është ka arritur t’i motivojë komunat që në bazë të Ligjit nr. 05 / L-020 për barazi gjinore, të gjitha komitetet të plotësojnë përfaqësimin minimal të grave me 50%.