Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja  Hodžić, në takim me drejtoreshën e  USAID-it në Kosovë, Lisa Magno për bashkëpunim bilateral

Prishtinë, 23 prill 2019

Në vazhdën e takimeve ditore njoftuese, pas  emërimit të saj si ministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hodžić e  shoqëruar nga kabineti i saj, sot priti në takim drejtoreshën e  Misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno, së bashku me drejtoreshën e  Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Christina Davis.

Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe USAID-it, gjatë këtyre viteve ka qenë në një nivel shumë të lartë. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ku ministrja Hodžić dhe drejtoresha e USAID-it Magno e konfirmuan gjatë takimit të mbajtur.

Ministrja Hodžić në këtë takim i ka njoftuar përfaqësuesit e USAID-it me planet, aktivitetet dhe me prioritetet e ministrisë.

Pasi që ka dëshiruar sukses në detyrën e saj të re, drejtoresha e USAID-it konfirmoi edhe një herë mbështetjen dhe ndihmën për Ministrinë, në adresimin dhe tejkalimin e problemeve të ndryshme, në interes të një jete më të mirë për qytetarët në Kosovë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors