Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja  Hodžić në  takimin e Bordit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale të Sigurisë Publike  

16 dhjetor 2019, Prishtinë

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Znj. Adrijana Hodžić mori pjesë në mbledhjen e 19-të të Bordit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale të Sigurisë Publike. Në prezantimin e saj, ministrja Hodžić theksoi, ”Duke marrë parasysh përvojën time disavjeçare në qeverisjen lokale, dhe tani si ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, vlerësoj se funksionimi i mekanizmave të sigurisë, përfshirë Këshillin Komunal të Sigurisë në Komunitet dhe Komitetet Lokale të Sigurisë Publike, janë mekanizma gjithëpërfshirës që udhëheqësve lokal, strukturave të sigurisë dhe përfaqësuesve  tjerë të rëndësishëm mundësojnë për të shkëmbyer informacionin e nevojshëm dhe kështu të kontribuojnë në veprime parandaluese përmes masave të ndryshme për të ruajtur paqen dhe sigurinë e cilësisë në komuna.

Ndërtimi i urave të besimit ndërmjet policisë dhe vetë qytetarëve është gjithashtu e nevojshme, përmes ndërtimit të partneriteteve dhe nismave të përbashkëta për të adresuar sfidat e sigurisë në secilin komunitet.

Kur ekziston një angazhim i plotë dhe përkushtim i qartë për të koordinuar në mënyrë adekuate aktivitetet e përbashkëta të të gjithë mekanizmave institucional, veçanërisht kur ato aktivitete përfshijnë qytetarët në proceset e vendimmarrjes, rezultatet janë të dukshme! “.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors