Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Hodžić prezanton Raportin 100 ditor të punës

Prishtinë, 31 korrik 2019

 Dje, Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić prezantoi Raportin 100 ditor të punës së Ministrisë.

Ministrja Hodžić në prezantimin e saj theksoi “ Besoj se të gjithë jeni të njohur se është në mandatin e MAPL-së të monitoroj funksionimin e të gjithave komunave në nivel të Kosovës. Mandati jonë është që vetëqeverisjes lokale në Kosovë t’i  sigurojmë dhe t’i ofrojmë përkrahjen e nevojshme nga niveli qendror sepse përkrahja për komunat është përkrahje për qytetarët tanë”.

Më tej, Ministrja Hodžić vuri në fokus arritjet dhe sfidat e MAPL-së për këto 100 ditë të punës, në fushat si:  zhvillimi i legjislacionit,  mbikëqyrja dhe monitorimi i komunave në ushtrimin e funksioneve publike, agjenda evropiane, performanca komunale, transparenca, bashkëpunimi ndër-komunal, komunal ndërkombëtar dhe ndërkufitar, si dhe zhvillimi i qëndrueshëm komunal.

Për periudhën 100 ditore të punës, janë nënshkruar 45 Marrëveshje me Kryetarët e Komunave, për të realizuar 45 projekte të investimeve kaptiale, në vlerë prej 2, 861, 445.00 Euro. Poashtu, Ministrja Hodzic, ka prezantuar se në periudhën 100 ditore janë lansuar 2 fonde stimuluese për komunat: fondi për barazi gjinore dhe fondi për bashkëpunim ndër-komunal.

Në fund të prezantimit, Ministrja Hodzic, ka paraqitur rekomandimet që duhet të adresohen si një përpjekje e përbashkët institucionale për të përmirësuar dhe mbështetur vetëqeverisjet lokale:

  • Integrimi cilësor i komuniteteve në organet e vetëqeverisjes lokale;
  • Transparenca;
  • Përfshirja e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes;
  • Përfshirja  e të rinjve në të gjitha proceset e planifikimit dhe zbatimit të politikave lokale;
  • Rritja e sigurisë në ndërtim;
  • Rritja e përfaqësimit të grave në organet vendimmarrëse;
  • Rritja e bashkëpunimin ndërmjet komunave.

Gjithashtu, të pranishmëve iu adresua edhe  z. Jan Braathu, Ambasadori i OSBE-së – Misioni në Kosovë i cili theksoi se “ OSBE së bashku me MAPL-në kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në realizimin e Planit të Përbashkët Programatik MAPL – OSBE, plan i cili derivon nga Strategjia për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026. Ai ka vlerësuar lart punën e Ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ekipit të saj”.

Në këtë ngjarje pjesëmarrës ishin deputetë nga Kuvendi i Kosovës, Ambasadorë të huaj, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

 

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors