Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Hodžić priti në takim deputeten Rexhepi

Prishtinë, 20 maj, 2019

 Deputetja e Parlamentit të Kosovës Emilija Rexhepi, njëkohësisht Kryetare e Partisë së Re Demokratike, sot ishte në vizitë zyrtare tek Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodžić.

Bashkëbisedueset shprehen gatishmërinë për bashkëpunim në shumë fusha me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të të gjithë qytetarëve, me theks të veçantë në mbështetjen e bashkëjetesës në mes të komuniteteve.

U diskutua edhe tema e nivelit të punësimit të komuniteteve në institucionet publike, fuqizimi i grave dhe përfshirja e tyre më e madhe në proceset vendimmarrëse, si dhe për kërkesën konkrete të deputetes Rexhepi për të filluar procesin e themelimit të një komune të re me popullsi shumicë boshnjake.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors