Prishtinë, 27 maj 2019
Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodžić, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, ka shtruar iftar për gjithë stafin e MAPL-së.
“Ramazani është muaji i tolerancës, i dhembshurisë, faljes dhe shpëtimit, një mundësi e re për ndalimin e ndarjeve fetare, etnike dhe kulturore. Le të jetë për të gjithë i lehtë dhe i bekuar ky agjërim edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit”, ka porositur ministrja Hodžić!