Ministrja Hodžić uron Pashkët

Prishtinë, 26 prill 2019

 

 

“Në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në emrin tim personal, dëshiroj të keni një festë të lumtur për të gjitha personalitetet kishtare, klerikët dhe qytetarët, të cilët festojnë Pashkët, sipas kalendarit Julian.

Në kohën e sfidave të mëdha, kjo festë e madhe krishtere të na kujton rëndësinë e paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Unë dua që ju të kaloni pushimet në frymën e këtyre vlerave, me të dashurit tuaj, në shëndet, paqe dhe mirëqenie shpirtërore.

Pashkët, si një simbol i fitores së jetës dhe shpresës, të sjellin forcën e re për përballje me të gjitha sfidat dhe vështirësitë, si dhe të sjellë më shumë mirëkuptim”, tha Hodžić në urimin e saj.